Kosnett - politikanëve: Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë që t’i lënë anash fyerjet.

Kosnett ka thënë se retorika politike në Kosovës, si në vendet e tjera, shpesh zbret në racizëm, seksizëm dhe homofobi.

Sipas tij, liderët kanë përgjegjësi ta dekurajojnë një gjuhë të tillë.

“Retorika politike në Kosovë – si në vendet e tjera – shpesh zbret në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo humb respektin për ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë. Liderët kanë një përgjegjësi të dekurajojnë këtë shëmti. Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet”, ka shkruar Kosnett në Twitter.