Kosnett pas takimit me Kurtin: U bëjmë thirrje palëve për formimin e shpejtë qeverisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett pas takimit me liderin e Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë thirrje që partitë të punojnë shpejt për formimin e qeverisë.

“I lumtur që u takova me Albin Kurtin për ta uruar Lëvizjen Vetëvendosje në fitoren e tyre dhe për të diskutuar rrugën e Kosovës përpara. Ne u bëjmë thirrje partive që të punojnë shpejt në formimin e qeverisë dhe Kuvendit për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe adresojnë sfidat e ngutshme”, ka thënë Kosnett.

Të dielën në Kosovë janë mbajtur zgjedhje e parakohshme parlamentare, në këto zgjedhje sipas rezultateve preliminare, partia e Kurti doli e para me 47,85 për qind të votave.

Kosnett takon Kurtin