Kosnett takon Kurtin

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti në zyrat e kësaj partie mëngjesin e sotëm.

Pas përfundimit të takimit, ambasadori Kosnett nuk është deklaruar për media.

Një ditë pas zgjedhjeve, përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka shprehur gatishmërinë për të punuar me qeverinë e re e cila do të formohet pas certifikimit të rezultateve.

Amerika qëndron me Kosovën – dhe ne shpresojmë të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkëta të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit”, ka shkruar ai.

Të dielën në Kosovë janë mbajtur zgjedhje e parakohshme parlamentare, në këto zgjedhje sipas rezultateve preliminare, partia e Kurti doli e para me 47,85 për qind të votave.