Foto: Lirim Greiçevci/Fcebook

Konjufca shkarkon ish-këshilltarin e Hashim Thaçit

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, e ka kthyer në Kosovë ambasadorin e deritanishëm të Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci.

Para se të shërbente në Holandë, Greiçevci ka shërbyer si ambasador edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Greiçevci në ta kaluarën kishte shërbyer edhe si këshilltar i atëherë kryeministrit Hashim Thaçi.

Tashmë ish-ambasadori në deklarimin e tij n Agjencinë Anti-Korrupsion ka dhënë informacione mbi pasurinë e tij.

Ai ka deklaruar një banesë me vlerë prej 81 mijë euro.

Greiçevci ka deklaruar se nuk ka asnjë cent para të gatshme ndërsa posedon një veturë me vlerë prej 9 mijë euro.

Konjufca shkarkon Vlora Çitakun dhe disa ambasadorë të tjerë