Ilustrim - Foto: Policia e Kosovës

Konfiskohet mish i dyshimtë në Kaçanik

Dje rreth orës 12:45 në fshatin Kabesë të komunës së Kaçanikut janë konfiskuar rreth 3 mijë kilogram mish pule.

Sipas njoftimit të Policisë, mishi i konfiskuar nuk kishte dokumente përkatëse.

“Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull  kosovar deri sa ishte duke drejtuar një kombin (furgon), në të cilin  gjatë kontrollit  janë gjetur 3000 kg mish pule pa dokumente përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit malli dhe vetura i janë dorëzuar doganës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.