Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Konfiskohen armë e targa të Novi Pazarit në Mitrovicë të Veriut

Një veturë e dyshimtë është hasur në rrugën e njohur si “Tre Rrokaqiejtë” për keqpërdorim të targave.

Pas identifikimit dhe kontrollit që është bërë nga njësitet policore, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është konfiskuar arma dhe targat.

Në anën tjetër një i dyshuar është shoqëruar në polici për intervistim.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani.

Këto janë llojet e armëve ushtarake që u gjetën brenda veturës me targa të Beogradit në Zveçan