Konferenca shkencore. Foto: ASHSH

Konferencë shkencore në 100 vjetorin e Luftës së Vlorës

Javën e ardhshme në Vlorë do të kujtohet 100 vjetori i Luftës së Vlorës. Për ta kujtuar këtë ngjarje Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të mbajë një konferencë shkencore kombëtare një ditore.

Konferenca shkencore “Lufta kombëtare e Vlorës, luftë për Pavarësinë e Shqipërisë” do të mbahet të mërkurën ardhshme, më 2 shator 2020, në Vlorë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka bërë të ditur se konferenca shkencore për luftën e Vlorës, që organizohet në bashkëpunime dhe më Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, me Akademinë e Forcave të Armatosura, me Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe me Akademinë e Sigurisë; me mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe nën kujdesin e Presidentit të Republikës, do të organizojnë më datën 2 shtator 2020.

“Do të jenë 25 kumtues, historianë të periudhës, që do të paraqesin rezultate të kërkimeve të tyre për këtë ngjarje kyçe, që është cilësuar nyje gordiane e çështjes shqiptare”, thuhet në njoftimin e ASHSH-së.

Lufta e Vlorës u zhvillua nga 4 qershor deri në  3 shtator 1920 në mes forcave italiane që mbani të pushtuar Vlorën me rrethi dhe forcave shqiptare të ”Komiteti Mbrojtja Kombëtare”.

Lufta zgjati tre muaj. Më 3 shtator 1920 pas shumë luftimesh të ashpra forcat shqiptare hynë fitimtare në qytetin e Vlorës duke e detyruar ushtrinë  italianë të largohet nga Vlora dhe bregdeti shqiptar.