Komuna e Suharekës pranon donacion me pajisje mbrojtëse

Komuna e Suharekës për shkak të gjendjes së krijuar me virusin Covid-19, ka pranuar një donacion në vlerë 2 mijë euro.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se donacionin e ka pranuar nga kompania `MADE KOS`, i cili përmban pajisje mbrojtëse në vlerë 2 mijë euro.

“Sapo pranuam një donacion tjetër në vlerë 2000 euro me paisje mbrojtëse nga Kompania “MADE KOS”.Jemi falenderues ndaj përfaqësuesve të kësaj kompanie dhe ndaj secilit që ka treguar vullnet e gadishmëri, të na ndihmoj në këtë kohë të pandemisë”, thuhet në postimin e Muharremajt.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për donacionet e dhuruara për Komunën e Suharekës nëkohë pandemie.

Suhareka pranon donacion 500 litra dezinfektues

Shtetasi turk dhuron miell për Komunën e Suharekës