Komuna e Prishtinës fton qytetarët në takim publik për hartimin e planit zhvillimor

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me datë 16 dhe 17 dhjetor do organizohen takime –konsulta publike lidhur me procesin e Hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.

Komuna thekson se këto takime do organizohen përmes platformës ZOOM.

Temat që diskutohen në këto takime janë: Demografia e Komunës, Zhvillimi ekonomik, Infrastruktura teknike, Infrastruktura e transportit dhe transporti, Infrastruktura publike dhe sociale, Mjedisi dhe sipërfaqet me rrezikshmëri, Asetet e trashëgimisë natyrore, kulturore dhe turistike, Vendbanimet, Banimi, Vendbanimet Joformale (VJF) dhe Shfrytëzimi i tokës.

Linçet për tu bërë pjesë e diskutimit në këto tema mund t’i gjeni në Facebook të Komunës dhe në Web faqen Prishtinaonline.