
Ilustrim Foto: Kallxo.com
Kolona në Merdarë - Pritje deri në 8 orë për të dalë nga Kosova
07.1.2023 - 19:46
Bashkatdhetarët të cilët kanë ardhur në Kosovë për të kaluar festat e fundvitit, po presin deri në tetë orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është krijuar kolona deri në 3 kilometra pritje.
Pritjet të gjata janë edhe në pikat kufitare Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Mutivodë, ku qytetarët po presin deri në 2 orë të dalin nga Kosova.
Derisa në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurta. Në Jarinjë qytetarët po presin 10 deri në 15 minuta.
Këto janë të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.