Kolona të shumta në hyrje të Leposaviqit - VIDEO

Të shumta kanë qenë veturat dhe autobusë të cilët janë parë në hyrje të Komunës së Leposaviqit orët e mëngjesit të sotëm.

Kolona të gjata shihen në disa video të cilat ka siguruar KALLXO.com, të personave dhe qytetarëve të cilët presin të votojnë gjatë ditës së sotme në Mitrovicën Veriore dhe tri komunat tjera në veri të vendit.

KALLXO.com raportoi sot se dhjetëra qytetarë serbë ishin nisur mbrëmë nga Kraleva për në Mitrovicë të Veriut për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme në Kosovë.

Ata kanë udhëtuar me autobusë në mënyrë të organizuar.