Foto: Policia e Kosovës, Facebook

Kllokot, gjen kuletën e humbur të një qytetari nga Ferizaj dhe e dorëzon në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot një qytetar me inicialet A.D. ka gjetur një kuletë afër një qendre tregtare në Kllokot.

Kuletën me 470 euro dhe dokumente personale, qyetatri e ka dorëzuar në stacionin policor të Kllokotit.

“Pas verifikimit policia ka gjetur pronarin e portofolit i cili ishte nga qyteti i Ferizajt duke e ftuar në stacion dhe të njëjtit konform procedurave i është dorëzuar portofoli, paratë dhe dokumentet” – njofton Policia e Kosovës.

Policia ka çmuar këtë gjest dhe e ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunim.