
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Sulmohet fizikisht një person në Kllokot, dyshohet se për shkak të një borxhi
Një burrë ka rënë në pranga të Policisë së Kosovës në Kllokot nën dyshimin se ka kryer një sulm fizik ndaj një personi.
Ngjarja ka ndodhur sot, më 8 qershor, përderisa sulmi sipas hetimeve të para dyshohet se ka ndodhur për shkak të një borxhi në mes tyre.
Veprimet policore të ndërmarra kanë zbuluar edhe një armë pa leje tek i dyshuari.
Gjatë kontrollit të veturës së këtij të fundit, zyrtarët e Policisë kanë gjetur edhe një armë, pushkë gjuetie të cilën edhe e kanë konfiskuar.
Personi i dyshuar, sipas njoftimit të Policisë pas arrestimit është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Ai është thënë se ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Sulm fizik” dhe se rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.