Klinë, qytetari i afrohet te kabina votueses

Një burrë i është afruar te kabina e votimit një gruaje në Klinë.  Më saktësisht rasti ka ndodhur në Qendrën e Votimit në shkollën Fehmi Agani me numër 0801C, ndërsa vendvotimi me numër 12R.

KALLXO.com ka siguruar video ku shihet se si qytetari afrohet te kabina ku po voton gruaja.

Ai përshpërit diçka dhe më pas largohet .

Përveç në raste kur ka votim me asistencë, sipas rregullave të KQZ-së, nuk lejohet që më shumë se një person të qëndrojë brenda kutisë së votimit.

Sipas monitoruesve të KALLXO.com, në lidhje me këtë incident nuk ka pasur reagim nga komisionerët e vendvotimit, ndërsa votuesit kishin ardhur së bashku.