Foto: Rtv21

Kinë, 36 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin

Të paktën 36 njerëz humbën jetën pasi një autobus u përplas me një kamion në Kinën lindore.

Hetuesit besojnë se aksidenti në provincën Jiangsu ka ndodhur kur autobusi, duke transportuar 69 persona, u zhvendos në një autostradë për shkak të një gome të shfryer.

Pastaj u përplas në një kamion, për të cilin u tha se po transportonte tre persona dhe po lëvizte në drejtim të kundërt, transmeton rtv21.tv.

Aksidentet rrugore vdekjeprurëse janë relativisht të zakonshme në Kinë.

Përveç viktimave, 36 persona të tjerë u raportuan se ishin lënduar, nëntë persona janë në gjendje të rëndë, thanë autoritetet të dielën.

Vetëm në vitin 2015, rreth 58 mijë njerëz kanë humbur jetën në aksidente në të gjithë vendin.

Shkeljet e rregullave të trafikut ishin shkaqet për pothuajse 90% të aksidenteve që rezultuan me vdekje ose lëndime atë vit./21Media