KGJK

KGjK i drejtohet Qeverisë lidhur me dështimin e mbajtjes së seancave gjyqësore

Në mbledhjen e 267 të KGjK-së u shtrua çështja e dështimit të seancave gjyqësore, si rezultat i vendimit të qeverisë që lejon zhvillimin e takimeve në hapësira të mbyllura vetëm deri në 20 persona.

Anëtarët e KGjKs-së, u shprehen të shqetësuar lidhur me dështimin e seancave gjyqësore si rezultat i këtij vendimi.

Sipas anëtarëve të KGjK-së, me mos mbajtjen e seancave po cenohen të drejtat bazë të të pandehurve, pasi që  Konventa ndërkombëtare dhe Kodi i Procedurës Penale parashohin që rastet ndaj të pandehurve të trajtohen brenda një afati të arsyeshëm kohor.

Për shkak që në disa raste gjyqësore ka numër të madh të të pandehurve dhe palëve, me ç’rast tejkalohet numri i të pranishmëve i paraparë me vendimin e Qeverisë, KGjK vendosi që t’i drejtohet Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për t’i pyetur se në këto raste a do të lejohet mbajtja e seancave gjyqësore nën respektimin e plotë të  masave të nevojshme për mbrojtje nga pandemia.

Gjatë kësaj mbledhje KGjK votoi për rishpallje e konkursit për kryetar të Gjykatës së Prizrenit si dhe u dha përkrahja për realizimin e projektit të Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatim të Ligjit (INL), që ofron mbështetjen financiare për  audio-video incizimin e seancave gjyqësore nëpër Gjykatat tona.

Gjykimet në Kosovë do të inçizohen me kamerë