
Rishpallet konkursi për kryetar të Gjykatës së Prizrenit
07.10.2021 - 11:11
Këshilli Gjyqësor i Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e 267-të.
Kurse kandidati për kryetar të Gjykatës së Prizrenit, Agron Hoxhaj, në mbledhjen e kaluar nuk i kishte marrë votat e mjaftueshme për t`u zgjedhur kryetar.
Meqë Hoxhaj, nuk mundi të marrë votat e mjaftueshme për kryetar, atëherë KGjK në mbledhjen e sotme vendosi ta rishpall konkursin.
Me këtë rast u miratua edhe Komisionit Vlerësues për Intervistim, Vlerësim dhe Rekomandimin e kandidatëve për pozitën e Kryetar të Gjykatës Themelore në Prizren.
Mbledhja është duke vazhduar me pikat e tjera të rëndit të ditës.