Këto janë komunat e prekura sot me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga 300 mostra të marra nga Klinika Infektive sot, 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas këtij njoftimi, rastet e konfirmuara janë 9 nga komuna e Ferizajt, sipas vendbanimit 6 në fshatin Talinoc i Jerlive dhe 3 në fshatin Rahovicë; 6 nga komuna e Gjilanit, 4 në qytet dhe 2 në fshatin Përlepnicë; dhe 3 raste nga komuna e Vushtrrisë, të trija në qytet.

Në total numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 945, 690 janë shëruar dhe 29 kanë humbur jetën.

Dalin rezultatet e 300 mostrave për COVID-19, shtohet numri i të infektuarve