Ismail Syla - Foto: Facebook/Ismail Syla

Këshilltari i presidentit Thaçi i infektuar me coronavirus

Këshilltari i presidentit Thaçi, Ismail Syla, është shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së për trajtim pasi që është infektuar me COVID-19.

Se Syla është duke u trajtuar në Infektivë për coronavirus ka treguar një mik i tij në Facebook.

Iset Rama ka shkruar se bashkë me Ismajl Sylën janë duke e mposhtur COVID-19 dhe se së shpejti do të kthehen në familje.