Foto: KALLXO.com

Kërcënohet kryetari i Prishtinës dhe asistenti i tij

Gjatë ditës së sotme është kërcënuar në objektin e Komunës së Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti.

KALLXO.com mëson se përveç kryetarit Ahmeti është kërcënuar edhe asistenti i tij.

Lidhur me këtë KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Rajonit të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti- Haziraj, ka konfirmuar se një kanosje është raportuar gjatë ditës së sotme në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

“Sot rreth orës 11:00, ne stacionin policor Qendra është iniciuar një rast Kanosje ndaj personit zyrtar. Rasti  ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, saktësisht në objektin e Komunës. Me rastin po merren njësitet kompetente”, tha Ahmeti- Haziraj për KALLXO.com.

Tutje, KALLXO.com ka kërkuar të marrë një deklaratë edhe nga i pari i Prishtinës.

I njëjti nuk ka qenë i qasshëm në telefon.