Ilustrim

Këmbësorja goditet nga vetura në Prizren

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10, në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren.

Viktimë e këtij aksidenti, ishte një këmbësore e cila u godit nga një veturë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari derisa ishte duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, e cila ka pësuar lëndime trupore.

Viktima e këtij rasti është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.