KEK: Inspektimi i bllokut A3 pritet të përfundojë më 31 gusht, menjëherë më pas fillon sanimi

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se inspektimi i njësisë A3 të TC “Kosova A” pritet të përfundojë më 31 gusht dhe menjëherë më pas do të fillojë sanimi i kësaj njësie për kthim në punë.

Sipas KEK-ut, përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, për sot është arritur të sigurohet rreth 70 % të energjisë si zëvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A3.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se konform procedurave dhe praktikave inspektimi i njësisë A-3 pritet të përfundojë me 31 Gusht, 2022 dhe menjëherë do të fillon sanimi i kësaj njësise për kthim në punë.

Përndyshe përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, për sot kemi arritur të sigurojmë rreth 70 % të energjisë si zënvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A-3” – thuhet në njoftimin e KEK-ut.