KEDS paralajmëron investime në 70 projekte sivjet në Drenas

KEDS gjatë një takimi të sotëm me zyrtarët komunalë të Drenasit kanë biseduar për vazhdimin e projekteve investive për vitin 2020 në këtë komunë.

Siç njofton KEDS, kjo kompani ka aplikuar për leje në komunë edhe për 70 projekte tjera investive që do të implementohen në Drenas.

Drejtori i Investimeve në KEDS, Hasan Oz, thuhet se shprehi gatshmërinë që punimet t’i fillojnë gjatë muajit mars dhe pas përfundimit Drenasi do të kompletohet plotësisht.

“Synimi ynë është që të fillojmë punën qysh në muajin mars dhe në koordinim dhe bashkëpunim me komunën të realizojmë projektet e parapara dhe me këtë të përmbyllim komplet punimet investive për Drenasin”, tha ai.

Më tej kanë theksuar që komuna e Drenasit është e para ku KEDS ka bërë shndërrimin e tensionit të rrjetit 10kV në 20 KV dhe ka ndërruar komplet strukturën energjetike që do të përmirësojë dukshëm tensionin në këto anë.

Ndërsa, zyrtarët e komunalë nga ana tjetër premtuan përkrahje dhe bashkëpunim me strukturat e KEDS-it.

KALLXO.com ka raportuar për problemet që janë përballur banorët e Komunës së Drenasit me shtyllat elektrike të KEDS-it.

KEDS-it i duhen edhe 5 vjet për t`i ndërruar shtyllat që janë në gjendje të rëndë