COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Katër të vdekur nga coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Katër persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, për shkak të COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë shënuar 279 raste të reja me coronavirus dhe janë shëruar 441 pacientë.

Kurse, rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 54 mijë e 839 raste nga 203 mijë e 693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 392 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48 mijë e 46 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 401.