CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Zemaj publikon rezultatet e testimeve për COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka publikuar rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit.

Sipas Zemajt, brenda 24 orëve të fundit nga 1,775 mostra të marra 279 raste kanë rezultuar pozitive ndërsa 441 të tjerë e kanë fituar betejën me COVID-19.

Zemaj nuk ka treguar numrin e viktimave nga COVID-19 për 24 orët e fundit.