Kapet mbi 1 ton kokainë në Malin e Zi në një kontejner me banane

Policia e Malit të Zi ka sekuestruar sot mbi një ton kokainë, sasia më të madhe të drogës të zënë ndonjëherë në këtë shtet.

Droga ishte fshehur në një dërgesë me banane, ndërkohë që në pranga kanë rënë dy persona. Aksioni policor u krye në Mojanoviçi, një lagje në periferi të kryeqytetit, në Podgoricë, raportojnë mediat.

Policët zbuluan kokainën, e cila ishte e ndarë në 1,250 pako, të enjten mbrëma në Mojanovici, një fshat pranë kryeqytetit, tha policia në një deklaratë të Premten.

Në lidhje me drogën e kapur, ka reaguar përmes një mesazhi në Twitter edhe zëvendëskryeministri malazez, me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç.

“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi Abazoviç.