(Al Jazeera)

Kapacitetet ushtarake të Rusisë dhe Ukrainës

Kërcënimi i konfliktit shfaqet në Evropën Lindore me më shumë se 100,000 trupa ruse të grumbulluara përgjatë kufirit me Ukrainën.

Kërcënimi i konfliktit shfaqet në Evropën Lindore me më shumë se 100,000 trupa ruse të grumbulluara përgjatë kufirit me Ukrainën.

Ushtria amerikane tha të hënën se ka vënë deri në 8,500 trupa në gatishmëri, të gatshme për t’u vendosur në Evropën Lindore potencialisht në një njoftim shumë të shkurtër nëse NATO aktivizon një forcë të reagimit të shpejtë.

Pas bisedimeve të javës së kaluar ndërmjet Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken dhe Ministrit të Punëve të Jashtme rus Sergej Lavrov, Uashingtoni ka dhënë një përgjigje me shkrim për kërkesat e sigurisë së Rusisë duke i refuzuar kërkesat në fjalë.

Rusia mohon planifikimin e një sulmi, por kjo ka bërë pak për të lehtësuar frikën. Masa paraprake po merren pasi një pjesë e stafit të ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA po tërhiqen nga Ukraina.

Në serinë e mëposhtme të infografikëve, ne shpjegojmë se si arritëm këtu dhe vizualizojmë ngjarjet më të fundit në terren.

Russia dhe Ukraina – përmbledhje e shpejtë

Rusia dhe Ukraina janë dy vendet më të mëdha në Evropë. Fqinjët ishin pjesë e 15 republikave sovjetike që përbënin BRSS. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, Ukraina u bë një vend i pavarur dhe u distancua nga Rusia.

Në mars të vitit 2014, pas muajsh protestash antiqeveritare në Ukrainë që panë një udhëheqës mik të Kremlinit të larguar nga pushteti, Rusia pushtoi dhe aneksoi Gadishullin e Krimesë. Një muaj më vonë, separatistët pro-rusë filluan të pushtonin territorin nga rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës lindore. Luftimet e vazhdueshme atje kanë vrarë më shumë se 14,000 njerëz, sipas Kievit, dhe kanë zhvendosur miliona.

(Al Jazeera)

Kronologjia prej aneksimit të Krimesë deri tani

Grafiku i mëposhtëm nxjerr në pah disa momente kyçe qyshkur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

(Al Jazeera)

Ku janë të stacionuara trupat ruse?

Tani ka mbi 100,000 trupa të vendosura përgjatë kufirit me Ukrainën me rreth 20,000 trupa të vendosura pranë provincave Donetsk dhe Luhansk.

Për më tepër, stërvitjet ushtarake midis trupave ruse dhe bjelloruse pritet të fillojnë në javët në vijim si pjesë e stërvitjeve “Alied Resolve”. Rusia ka dërguar tashmë forca ushtarake dhe dy batalione të raketave tokë-ajër S-400 në Bjellorusi.

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Alexander Fomin tha për agjencinë e lajmeve Interfax: “Qëllimi i stërvitjes është t’i rregullojë detyrat e represionit dhe zmbrapsjes së agresionit të jashtëm gjatë një operacioni mbrojtës, kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së interesave të Shtetit të Bashkimit”.

(Al Jazeera)

Shtigjet e mundshme të pushtimit

Bisedimet diplomatike kanë stagnuar. Nëse diplomacia nuk arrin ta lehtësojë stagnimin aktual, fuqitë perëndimore kanë frikë se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo kohë. Sipas analizës nga Qendra për Studime Strategjike (CSIS), Rusia mund të përparojë përmes trei rrugëve të mundshme në varësi të synimeve të Kremlinit.

 

(Al Jazeera)

Shtegu Verior

Forcat ruse mund të bëjnë përparime drejt Kievit nga veriu, dhe nëse Bjellorusia është e përshtatshme për përdorimin e sistemeve të saj rrugore dhe hekurudhore, trupat ruse mund të shkojnë në Ukrainë nga Mazyr, Bjellorusi.

Shtegu Qëndror

Rusia mund të dërgojë gjithashtu trupa nga “republika” e Donetskut drejt Zaporizhzhia dhe Dnipro për t’i zgjeruar kufijtë e saj drejt perëndimit.

Shtegu Jugor

Nëse Rusia kërkon të sigurojë furnizimin me ujë të ëmbël për Krimenë dhe ta bllokojë hyrjen e Ukrainës në det, ajo mund ta bëjë një avancim nga jugu drejt Khersonit, ndërsa forcat e armatosura avancojnë drejt Melitopolit për t’u takuar me trupat përgjatë bregut të detit Azov. Rusia mund të dëshirojë të krijojë një urë tokësore për në Krime, e cila do të përfshinte kapjen e portit të Mariupolit.

Putini dhe zgjerimi i NATO-s drejt lindjes

NATO është aleanca ushtarake më e fuqishme në botë, e përbërë nga 30 anëtarë dhe një buxhet prej 1.56 miliardë euro.

E themeluar në vitin 1949, Organizata e Traktatit Veri-Atlantik u krijua fillimisht për ta frenuar zgjerimin sovjetik.

Rusia i kundërshton bazat e NATO-s pranë kufijve të saj dhe ka kërkuar garanci me shkrim se NATO nuk do të zgjerohet drejt lindjes. Një nga kërkesat qendrore të Kremlinit është që Ukraina të mos lejohet asnjëherë të anëtarësohet në NATO – një lëvizje që ajo e konsideron një vijë të kuqe.

Ukraina ka shprehur interes për t’u bashkuar me NATO-n dhe në shtator të vitit 2020, Zelenskyy miratoi një strategji sigurie që hodhi themelet për një partneritet me NATO-n me ambicien e anëtarësimit.

(Al Jazeera)

Krahasim: Ushtria e Rusisë dhe Ukrainës

Rusia ka një nga ushtritë më të fuqishme në botë. Ajo renditet në pesë vendet e para që shpenzojnë më së shumti për ushtrinë e tyre.

Në vitin 2020, Rusia shpenzoi 61.7 miliardë dollarë për ushtrinë e saj, e cila përbënte 11.4 për qind të shpenzimeve totale qeveritare. Sa për krahasim, Ukraina shpenzoi 5.9 miliardë dollarë për ushtrinë e saj ose 8.8 për qind të shpenzimeve të qeverisë sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Moska ka vendosur tashmë armë brenda rrezës goditëse të Ukrainës, duke përfshirë sistemet e raketave balistike me rreze të shkurtër Iskander, sistemet e lëshimit të raketave, tanke luftarake dhe artileri me ngarkesë.

Një numër vendesh kanë dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë raketat antitank Javelin nga Estonia dhe raketat anti-ajrore Stinger nga Letonia dhe Lituania. Kievi po përdor gjithashtu dronët Bayrakhtar të prodhimit turk për zbulim.

Javën e kaluar, Ukraina ka pranuar një dërgesë të dytë armësh nga SHBA si pjesë e një pakete mbrojtëse prej 200 milionë dollarësh (147.5 milionë £) të miratuar nga Presidenti Joe Biden në muajin dhjetor./AlJazeera