Kapacitetet e Spitalit të Gjilanit për luftën kundër COVID-19

Spitalet Rajonale në Kosovë po trajtojnë pacientë me COVID-19, në rastet kur gjendja e pacientëve përkeqësohet i dërgojnë në Prishtinë.

Në mënyrë që të menaxhohet sa më mirë kjo pandemi, spitalet duhet të kenë kapacitet për të trajtuar rastet me coronavirus.

Në fillim të kësaj pandemie është vërejtur dukshëm mungesa e respirtatorëve.

QKUK së bashku me shtatë Spitalet Rajonale të Kosovës në fillim të pandemisë kishin 95 respiratorë

Dje Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka furnizuar me dy respiratorë Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, drejtori i këtij spitali, Nisret Hajrullahu.

Ai tha se në shfrytëzim deri më tani kanë qenë katër respiratorë ndërsa dje janë shtuar edhe dy falë donacionit të ShSKUK-së.

Në mënyrë që të trajtohen sa më mirë pacientët me COVID-19, duhet që spitali të ketë në dispozicion edhe rëngenët.

Spitali i Gjilanit, ka dy rengen funksional si dhe një tomografi e kompjuterizuar apo CT.

“Dy rëngena dhe një tomografi e kompjuterizuar apo CT. CT është blerë vitin e kaluar është donacionë i Luksemburgut”, tregoi Hajrullahu.

60 pacientë janë të shtrirë si të dyshimt në Spitalin e Gjilanit dhe janë në pritje të rezultatit, ndërsa 18 të tjerë janë pozitiv me coronavirus.

Hajrullahu tha se 24 pacientë janë më oksigjeno – terapi, një me respiratorë dhe tre me ventilim të asistuar CTAP.

Që nga marsi e deri më tani në Komunë e Gjilanit janë të infektuar nga COVID-19 336 persona, 213 janë shëruar, pesë prej tyre kanë vdekur.

Ndërsa, tani janë aktiv me coronavirus 118 persona.

Sot në nivel vendi ka 415 mostrat e marrura kanë rezultuar pozitiv me SARS – CoV-2 168 persona, dhe 157 të tjerë kanë rezultuar të shëruar.

Me këto rezultatet Kosova arrin deri në 6 mijë të prekur nga kjo pandemi.

6045 persona janë prekur nga COVID-19 deri më tani në nivel vendi, 3226 janë shëruar dhe 144 të vdekur.