Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kaosi urban në qytetet kosovare

Kaosi urban që po përjetojnë qytetet kosovare dhe mungesa e planifikimeve hapësinor në nivel qendror dhe lokal ka shtyrë aktivistët të shumtë që të merren me këtë çështje.

Flutura Zymi, aktiviste dhe iniciatorë e debateve për planifikimin hapësinorë në qytetet tona, tha në emisionin KALLXO Pernime se qytetarët duhet të jenë pjesë e hartimit të planeve hapësinore të qyteteve tona.

Gjatë emisioni KALLXO Pernime, Zymi tha se qytetarët mund të ndihmojnë dhe të evidentojnë problemet sa i përket planifikimeve urbane dhe pastaj ato t’i adresojnë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës .

“Me Organizatën ‘Ec ma ndryshe’ kemi fillu me ba një lloj hulumtimi, me pa se ku po ekzistojnë problemet dhe ku janë sfidat që edhe sot pas sa vite jeni në këtë kaos dhe pa hapësira të gjelbra me ndërtime të shumta”, thotë ajo.

Gjatë debati është potencuar se Kosova nuk Planin Hapësinor, ndërsa komuna kanë filluar të hartojnë Planin Hapësinor deri në 2029.