Sheshi ne Prishtine

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Kanoset pronari i një agjensioni turisik pasi i kërkoi borxhin klientit

Një burrë, pronar i një agjensioni turistik ka raportuar dje që është kanosur pasi i ka kërkuar të dyshuarit një pjesë të pagesës që i kishte mbetur borxh.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se i dyshuari në Prill të vitit 2021 kishte bërë një rezervim për pushime dhe sipas tij i dyshuari kishte kryer vetëm një pjesë të pagesës.

“Kur ankuesi kishte kërkuar pagesën e pjesës së mbetur të borxhit, i dyshuari e kishte kanosur atë”, ka njoftuar PK.

Sipas Policisë, nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.