Foto: Ilustrim

Kanosën zyrtarët policorë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi të njëjtit kanë kanosur me fjalë zyrtarët policorë.

Kanosja ishte bërë pas vendosjes së gjobës në trafik.

Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes në fshatin Bec të Gjakovës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.