Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës. FOTO- Urim Krasniqi

Kandidati për rektor, Naser Sahiti: Kam pasur informata se ka pasur ndikime

Kandidati për rektor të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti foli pas procesit të intervistimit nga Këshilli Drejtues.

Sahiti tha se është ndarë i kënaqur me intervistën megjithëse në të kaluarën kishte pasur dyshime për ndikim në procesin e zgjedhjes së rektorit.

“ Ka pasur informata që ka pasur ndikime të ndryshme por javët e fundit nuk kam informata të tilla, nuk kam vërejtur që ka pasur ndikim dhe në këtë kontekst besoj që vlerësimi do të jetë tërësisht i bazuar në pikëpamjet e tyre”, tha ai.

Ai shtoi se pret të zgjedhet rektor.

Sipas agjendës së KD-së, sot parashihet të bëhet zgjedhja e rektorit.

Në garë për udhëheqësin e universitetit publik më të vjetër në Kosovë është Blerim Rexha, Faton Berisha dhe Naser Sahiti.