Komuna e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Kandidatët me rezultate shumë të dobëta, disa nuk arritën ta kalojnë testin, Komuna e Mitrovicës anulon konkursin për mësimdhënës

Komuna e Mitrovicës ka anuluar konkursin për 21 pozita për mësimdhënës të shkollave të mesme të larta. që ishte shpallur në mars të këtij viti.

Sipas vendimit të kryetarit Bedri Hamza thuhet konkursi është anuluar për arsye se në më shumë se shtatë pozita kandidatët kishin pasur rezultate shumë të dobëta ndërsa për disa të tjera nuk ka arritur asnjë kandidat ta kalojë testin.