Kamenica

Kamenicë, shërohen 7 persona nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se sot janë shëruar 7 persona nga COVID-19 në këtë komunë.

“Sot edhe shtatë të shëruar plotësisht në komunën tonë. Numri i të shëruarve ka arritë në 12, ndërkaq që vazhdoni respektoni të gjitha udhëzimet dhe më e rëndësishmja #rriniNshpi. Edhe pak duroni, e pastaj i kthehemi normalitetit”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Kurse, sot në nivel vendi janë shëruar 22 persona të infektuar me coronavirus dhe 7 kanë rezultuar pozitivë.

Deri më tani, në vend janë 806 persona të infektuar me COVID-19, 271 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.