default

Kamenicë, policia ndalon të dyshuarin për kontrabantim të drunjëve për djegie

Policia e Kosovës njofton se në Kamenicë ka ndaluar një burrë të dyshuar i cili drejtonte një moto kultivator me dru për djegie.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në fshatin Roganë, dje rreth orës 17:15.

Tutje policia sqaron se në rimorkio ishin të ngarkuara 1.5 m3  dru për djegie.

Sipas policisë  në konsultim me prokurorin sasia e druve i dorëzohen doganës, kurse i dyshuari me moto kultivator është liruar.