Pamje nga një aksident i mëhershëm - Foto: KALLXO.com

Kamenicë, 3 të lënduar në aksident trafiku

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth mesditës në rrugën Novobërdë- Kamenicë, saktësisht në fshatin Busavatë.

Policia rastin po e trajton si vetaksident.

“Ju njoftoj se sot rreth orës 11:50,  në rrugën Novobërdë- Kamenicë, saktësisht në fshatin Busavatë ka ndodhur vetaksident rrugor me lëndime të lehta ku i përfshirë ka qenë një automjet i udhëtarëve  në lëvizje, i cili është përplasur jashtë rrugë”, ka thënë Hashani.

Ai tutje ka bërë të ditur se në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre udhëtarë që ishin në mjet.

“Ata kanë  kërkuar ndihmë mjekësor në Spitalin regjional të Gjilanit dhe më pas janë liruar në shtëpi”, ka thënë Hashani.

Ndërsa rrethanat se si ka ndodhur aksidenti sipas Hashanit është duke i hetuar njësiti i trafikut rajonal në Gjilan.