Ilustrim
Ndryshon orari i funksionimit të barnatoreve
Oda e Farmacistëve të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka ndryshuar orari i funksionimit të barnatoreve.
Sipas këtij njofitmi, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku prej ditës së nesërme ndryshon orari i qarkullimit të qytetarëve, e me këtë ndërron edhe orari i punës së barnatoreve.
“Sipas sqarimeve nga MSH, orari i ri i punës së barnatoreve do të jetë prej 7:00 deri 22:30 kurse pas orës 22:30 deri në 7:00 mbetet në fuqi kujdestaria”, thuhet në njoftimin e Odës së Farmacistëve.
Ndërsa sa i përket lëvizjes së profesionistëve shëndetësore, sipas Odës së Farmacistëve, kjo do të realizohet në bazë të formularit të ATK-së, letërnjoftimit, kopjes së licencës nga OFK dhe ndonjë dokument tjetër që e vërteton punën në barnatore përkatëse.
Dje përmes një konference për media, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur masat e reja për qarkullimin e njerëzve dhe të veturave, si masë mbrojtëse për të luftuar virusin COVID-19. Sipas këtyre masave, qytetarët do të lëvizin vetëm një orë e gjysmë brenda ditës, në bazë të nurmit të parafundit të numrit personal.