Anton Jupa. Foto: Kallxo.com

Jupa: Mishi i prishur nuk u Importua nga ‘Euro Ida’

Raportimet e mediave të Belgjikës se mishi i importuar në Kosovë nga kompania ‘Euro Ida’ ka qenë 12 vjet i vjetër, pronari i Anton Jupaj  ka quajtur shpifje.

Në një intervistë ekskluzive për Kallxo.com, ai ka thënë se i posedojnë gjitha dokumentet e importit dhe të cilësisë.

Jupa ka thënë se mishi i asgjësuar në vitin 2016 që u importuar nga kompania Veviba nuk ishte importuar nga kompania e tij, Euro Ida. Thotë se këtë mish të asgjësuar, që është bërë shkas i hetimit në Belgjik, e ka importuar një kompani tjetër kosovare, të cilës nuk ia ka përmendur emrin.

Por, Jupa e ka pranuar se tri herë ka importuar mish nga kompania belge, Veviba. Ka thënë se këto tri importe janë lejuar në Kosovë, pas vlerësimeve që janë bërë nga Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit.

Thotë se i posedon të gjitha dokumentet e nevojshme se importi është kryer në mënyrë të rregullt. Po ashtu, Jupa thotë të mos ketë pasur asnjë dyshim për cilësinë e mishit të importuar nga kompania Veviba.

“Është shumë e vërtetë që ne i kemi tri importe nga kompania VEVIBA, dhe kemi dy importe nga kompani tjera”, ka thënë Jupa.

Ai ka treguar se nga kompania “Veviba” kanë  blerë importin e parë me 23.03.2016-të, mish të gjedhit. Të viçit  dhe lopës. I cili sipas tij ka qenë për industri  të përpunimit.

“Kemi importuar mish të gjedhit nga Veviba me 23.05.2016 dhe dërgesën tjetër e kemi me 13 të dhjetit të gjashtit. Dhe një asnjë rast nuk kemi patur konfiskim të importit “, ka rrëfyer pronari I  kompanisë Euro Ida.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte raportuar se importi i mishit nga kompania Veviba ishte bërë me çmime shumë të ulëta. Ishte paguar nga 93 centë, përkatësisht deri në 1 euro e 11 centë për kilogram.

Jupa e ka arsyetuar çmimin e ulët me nivelin e ulët të klasës së mishit. Thotë se ky llojë i mishit që është importuar dhe paguar me këtë çmim të lirë përdorët vetëm për përpunim, përkatësisht prodhimin e suxhukut industrial.