Juniku, do t'i drejtohet Qeverisë për kompensimin e dëmeve nga vërshimet

Reshjet e shiut dhe borës të cilat kanë përfshirë vendin gjatë muajit të kaluar dhe gjatë kësaj jave kanë lënë dëme në komunat e prekura nga to.

Një ndër këto komuna është edhe Juniku, zyrtarwt e tw cilit kanw njoftuar se tashmë tre javë janë duke u përballur me vërshime.

“Ekipet emergjente së bashku me kompanitë lokale kanë dalur në terren për të evituar rreziqet dhe lokalizuar dëmet. Gjendja është e menaxhueshme dhe nuk ka hapësirë për panik, mirëpo lusim qytetarët për kujdes”, thuhet në njoftim.

Komuna e Junikut ka bërë të ditur se Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve ka dal në terren për të mbledhur të dhëna mbi dëmet e shkaktuara dhe më pas t’i drejtohet qeverisë për përkrahje.

“Lusim qytetarët për kujdes dhe të mos frekuentojnë zona me rrezik potencial dhe assesi të mos lejojnë daljen e fëmijëve pa përcjellje”, vazhdon komunikata.