Juniku shkon në balotazh

Komuna e Junikut ka shkuar në balotazh sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga të gjitha votat e numëruara, kryetari aktual i Junikut, Agron Kuçi nga AAK, ka grumbulluar 47,26%, ndërsa Ruzhdi Shehu nga LDK ka 37,87%.

Deri në orën 21:20, në Junik janë numëruar të gjitha fletvotimet për kryetar të komunës së Junikut, pesë sa janë gjithsej.

Pas Kuçit dhe Shehut, është radhitur Besart Tofaj nga LVV dhe i fundit Fatos Shala nga PDK.

Në këtë link mund të shihni rezultatet nga numërimi në kohë reale në të gjitha vendvotimet.