Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dyshimet për manipulim të votave në Junik, reagon për herë të parë Agron Kuqi i AAK-së

Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuqi, ka thënë se raportimet në media për përfshirjen e zyrtarëve të AAK-së të lidhur me të dhe familjen e tij, për manipulim me vota, janë linçime dhe skenar të organizuar nga media dhe kundërshtarët e tij.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Kuqi ka thënë se nuk ka kurrfarë veprimi të kundërligjshëm e asgjë penale, por vetëm një skenar i orkestruar, sipas tij, nga akterë të caktuar nga kundërshtarët politik.

“Të cilëve u janë̈ bashkuar disa individ (miq të kampit kundërshtarë, që janë vënë fatkeqësisht në dispizicion të tyre) nga Policia e Kosovës, Sistemi Prokurorial dhe Gjyqësor, për të na përbaltosur në kohë fushate të zgjedhjeve lokale, me të vetmin qëllim; për të denigruar integritetin tim, bashkëpunëtorëve dhe të familjes sime”, thuhet në reagimin e Kuqit.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje degës së AAK në Junik dhe qytetarëve, për një fushatë të qetë, të ndershme dhe demokratike.

“Fushata bëhet në Junik, dhe për Junikun, ndërsa ne më së miri e njohim njëri tjetrin, ua dimë vlerat njerëzore, intelektuale, familjare e patriotike gjithësecilit prej nesh”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Agron Kuqit.

‘Dallaveret’ me vota, Prokuroria jep detaje për arrestimin e një gruaje në aeroport të Prishtinës