Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm, paralajmërohet cunami

Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi Japoninë perëndimore sot, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara dhe Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, raporton CNN.

Tërmeti me thellësi prej 10 kilometrash goditi Japoninë në orën 16:10 sipas kohës lokale.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për cunami përgjatë rajoneve bregdetare të Japonisë perëndimore dhe është kërkuar që njerëzit të evakuohen.

Më shumë se 32 mijë e 500 shtëpi në Ishikaëa të Japonisë raportohet të jenë pa energji.

Përgatiti: Vlera Shabani