Izraeli i shtohet listës së shteteve për ‘burgosjen më të keqe të gazetarëve' në botë

Izraeli i është bashkuar grupit të shteteve me një histori të burgosjeve të gazetarëve duke arrestuar gazetarët palestinezë pa gjyq që nga fillimi i luftës së fundit në Gaza.

Një raport i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ, i publikuar të enjten tha se për herë të parë, Izraeli figuron në listën e tij të “burgosurve më të këqij të gazetarëve”, duke e vënë atë në të njëjtin nivel me Iranin.

Sipas CPJ, Kina dhe Myanmar ishin shkelësit më të këqij në burgosjen e gazetarëve në vitin 2023, të ndjekura nga Bjellorusia, Rusia dhe Vietnami.

Izraeli u rendit i gjashti, me 19 gazetarë palestinezë të mbajtur pa gjyq në dhjetor, duke shënuar një rritje të konsiderueshme nga 17 të regjistruar më parë.

CPJ thotë se përfshirja e Izraelit pasqyron një sulm më të gjerë të fjalës së lirë, veçanërisht në përgjigje të kritikave për luftën në Gaza.

Praktika e ndalimit administrativ, e cila i lejon ushtrisë izraelite të arrestojë individë vetëm në bazë të dyshimit, përmendet si një shqetësim i madh, duke i lënë të arrestuarit pa mundësi ligjore. CPJ tha se gazetarët palestinezë mbahen kryesisht nën kompetencat e ushtrisë izraelite për t’i ndaluar njerëzit në territoret e pushtuara pa gjyq ose afat kohor.

Kjo praktikë, e njohur si ndalimi administrativ, i lejon ushtrisë të arrestojë një person vetëm pse dydhon në të.

Disa palestinezë janë mbajtur prej vitesh pa akuza.

Raporti flet gjithashtu për çështjen globale të burgosjes së gazetarëve, me 320 punonjës të medias të mbajtur në mbarë botën, një në pesë pa akuzë, dhe raste të paraburgimeve të zgjatura, trajtimit mizor dhe kufizimeve të vazhdueshme edhe pas lirimit./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala