'Måneskin', fituesi i 'Eurovision 2021'. Foto: "Eurovision"

Italia triumfon në ‘Eurovision 2021’, Shqipëria renditet e 21-ta 

Përfaqësuesja e  Italisë  në “Eurovision  2021”, grupi “Måneskin” me këngën “Zitti e Buoni”  ka triumfuar në natën finale të këtij festivali.  

Grupi “Måneskin”, me vokalistin Damiano, basistin Victoria, kitaristin Thomas dhe Ethan në bateri, e dërgojnë në Itali trofeun e “Eurovision 2021”. 

Ishin votat e publikut ato që ia dhanë fitoren grupit italian, “Måneskin”.

Italianët grumbulluan në total 524 pikë, duke lënë prapa Francën dhe Zvicrën. 

“Rock and roll nuk vdes kurrë”, ishin fjalët e solistit tw grupit “Måneskin”, pas fitores. 

Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision 2021” Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rendit e 21-ta duke grumbulluar gjithsejtë 57 pikë, 22 nga juritë profesionale dhe 35 pikë nga publiku.

Një performancë mjaft të mirë në finale pati edhe shqiptari Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears) që përfaqësoi Zvicrën, që u rëndit i pari me votat e jurive profesionale, por u mposht nga italianët pas numërimit të votave të publikut.  

Në natën finale të “Eurovision 2021”, që u mbyll pak para orës 1 të ditës së sotme u prezantuan 26 shtete. 

“Eurovision 2021” u mbajt në Roterdam të Holandës, ndërsa edicioni i ardhshëm mbahet në Itali.