Këngëtarja Anxhela Peristeri. Foto: Eurovisioni

Kritikët presin suksesin e Anxhela Peristerit në ‘Eurovision 2021' 

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri synon sot suksesin në natën finale të Festivalit Evropian të Këngës, “Eurovision 2021”.

Dy ditë më parë, këngëtarja Peristeri, arriti të sigurojë finale, pas një interpretimi briliant, duke qenë e para që mori konfirmimin për finale.

Një sukses të tillë të kësaj këngëtareje, presin krijuesit kosovarë edhe në natën e sotme të këtij festivali, pavarësisht konkurrencës.

Përmes zërit dhe interpretimit unik, Anxhela Peristeri i dha publikut një krijim muzikor harmonioz të zhanrit pop-baladë me motive nga Ballkani, me gërshetim të elementeve tradicionale dhe modern, andaj suksesi i saj në finale do të nuk ishte kurrfarë befasie, thonë njohësit e fushës.

Këngëtarja Anxhela Peristeri. Foto: Eurovisioni

Këngëtari Visar Peja, ka thënë për KALLXO.com se me interpretimin që ka treguan në gjysmëfinale, Anxhela Peristeri ka të gjitha gjasat që të renditët shumë lartë në natën e sotme të “Eurovisionit”.

“Me interpretimin që e realizoi Anxhela, jam shumë optimist që do jetë e ranguar shumë lartë”, ka thënë këngëtari Peja.

Koreografi Robert Nuha, është shprehu se reprezentacioni shqiptar në “EuroSong” (Eurovision) ka qenë i dinjitetshëm dhe rasti i Anxhela Peristerit është i tillë!

“Përderisa ka arrite ne finale gjasat janë shumë të mëdha që të renditet lart, dëshira e çdo shqiptari është që të fitojë e sigurisht edhe imja! Fundja i rëndësishëm është arti që prezantojmë dhe çdo herë kemi dëshmuar që jemi popull me dinjitet artistik në prezantimet tona në arenën ndërkombëtare, këtë e kanë dëshmuar shumë bashkëkombës tanë të cilët i prijnë botës së këngës anembanë, me muzikën që kultivojnë dhe me artin e humanizmin që promovojnë! I tillë është edhe ky rast”, ka thënë Nuha për KALLXO.com.

Krijuesi dhe kritiku i artit Bujar Meholli, ka thënë për KALLXO.com se te kënga “Karma” që e interpreton Anxhela Peristeri, kemi të bëjmë me një qasje serioze artistike, pra, kompozim tipik për t’u prezantuar në arenën ndërkombëtare.

“Dua ta theksoj se Kledi Bahiti ka bërë punë të paçme në kompozim kurse Olti Curri në tekst, i cili përmes tonit idilik të ngjizur me zërin e Peristerit, shpërfaq metamorfozën jetësore. Një tekst universal, i bukur, që prodhon ndijim fizik”, ka thënë Meholli.

Ai ka thënë se për shkak të vendimeve kontroverse dhe gjithçka që bartë “Eurovision”, kishte humbur interesimin për këtë festival, por siç ka theksuar më tej ai, zëri grishës i Peristerit ma zgjoi prapë kërshërinë.

“Seç kam përshtypjen se ky edicion ka ngritje të nivelit artistik. Sipas gjykimit tim, sivjet ka mjaft këngë të bukura dhe përmbajtjesore (muzikë & tekst & interpretim), andaj finalja do të jetë e fortë dhe e ngushtë”, ka thënë Meholli.

Ai ka vlerësuar edhe prezantimin e shqiptarit, Gjon Muharremaj, i cili këtë edicion të “Eurovisionit” përfaqëson  i Zvicrën.

Festivali ‘Eurovision 2021” mbahet në Roterdam të Holanës. Përfaqësuesja e Shqipërisë do të prezantohet e dyta, sipas renditjes në natën e sotme të festivalit.

Foto: Eurovision