Ilustrim

Istog, shoqërohet në polici një person që hodhi mbetje të qumështit dhe jogurtit në lumë

Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka hedhur mbetje të qumështit dhe jogurtit në lumë.

Ngjarja ka ndodhur ditë më parë në Istog.

Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.