Ilustrim

Istog, arrestohet një person pasi sulmoi fizikisht vajzën e tij

Policia e Kosovës njoftoi se të premten një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Rasti ka ndodhur në komunën e Istogut.

Sipas forcave të rendit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti po cilësohet si dhunë në familje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me vajzën e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor” – thuhet në njoftim.