Ilustrim

Ishte duke i dhënë paratë një personi, sulmohet me sprej

Një person në Prishtinë ka raportuar se derisa ka qenë duke i dhënë paratë një personi lidhur me një marrëveshje të shitblerjes, i njëjti e ka sulmuar atë duke i hedhur sprej.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Rasti është në procedurë hetimore” – thuhet në njoftim.

Bazuar në të dhënat e policisë, rasti ka ndodhur më 18 janar rreth orës 20:33 dhe është iniciuar si “vjedhje grabitqare”.