Ilustrim

Ishte dënuar me 6 muaj burg, arrestohet i kërkuari nga Gjykata e Pejës

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person i cili ishte i kërkuar nga Gjykata e Pejës – Dega në Deçan.

Personi i arrestuar është i dënuar me burg në kohëzgjatje prej 6 muajsh. I njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Policia ka realizuar urdhëresën sot kur ka arritur ta identifikojë lokacionin e personit të dyshuar të cilin e ka arrestuar.