Ish-zëvendësministri i emëruar nga Kurti mori pjesë në dorëzim-pranimin e detyrës në Ministrinë e Arsimit

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Jusuf Thaçi, ka thënë se ka marrë pjesë sot gjatë ditës në dorëzimin e detyrës së bashku me ish-ministren, Hykmete Bajrami, te ministri i ri.

Thaçi u emërua zv.ministër i MAShTI-t nga Albin Kurti edhe pse ai nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërsa, ministrat që vijnë nga kjo parti deri më tani nuk kanë marrë pjesë në dorëzimin e mandatit nëpër dikasteret që kanë udhëhequr.

“Pas votimit të qeverisë së re, dje e kam bërë dorëzimin e detyrës dhe përgjegjësive si zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ku kam shërbyer që nga data 13 shkurt deri më 3 qershor 2020”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Sot së bashku me ish-ministren Hykmete Bajrami kam marrë pjesë me rastin e dorëzim-pranimit të detyrës te ministri i ri z. Ramë Likaj. Ministrit Ramë Likaj i kam shprehur gatishmërinë time për të dhënë kontributin tim si person i jashtëm në përkrahje të proceseve të rëndësishme brenda ministrisë, të cilat kryesisht i kam udhëhequr unë dhe të cilat janë në proces e sipër, posaçërisht për Mësimin në Distancë dhe për provimin e Maturës Shtetërore”, thuhet tutje në njoftim.

Ky është postimi i plotë i Jusuf Thaçit:

Pas votimit të qeverisë së re, dje e kam bërë dorëzimin e detyrës dhe përgjegjësive si zëvendësministër në Ministrinë e…

Publiée par Jusuf Thaçi sur Jeudi 4 juin 2020